Pas disa muajsh në arrati, kapet i dyshuari për vrasje në tentativë në Pejë

Kronikë e zezë

Pas disa muajsh në arrati, kapet i dyshuari për vrasje në tentativë në Pejë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

E.G., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj të njëjtit do të kërkohet edhe paraburgim.

Këto informacione i dha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Me vendim te prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjitashtu, ndaj të pandehurit prokurori i shtetit është duke parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vrasje në tentativë””, tha Nikçi.

E.G., dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një organizim të garës për përleshjen e qenve, paraprakisht aty kishte pasur konflikt fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat