Policia jep detaje për përleshjen ku pati të shtëna

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për përleshjen ku pati të shtëna

Më: 18 maj 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar gjatë përleshjes që ndodhi dje (e mërkurë) në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se janë dy persona që kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e një sulmi nga një person i tretë, i cili edhe kishte shtënë me armë zjarri.

Po ashtu, bëhet e ditur se i njëjti është në kërkim policor.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 17.05.2023 – 12:20. Lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovar pasi të njëjtit ishin sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar . I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raport.

Ndryshe, dje është raportuar për të shtëna në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet dhe për një të lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat