Policia kryen bastisje në Podujevë, gjen armë

Kronikë e zezë

Policia kryen bastisje në Podujevë, gjen armë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në dy lokacione në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe ka sekuestruar armë.

“Përgjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj;​Një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm.”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ndaj të dyshuarve, 18 vjeçarit A.I dhe 20 vjeçarit T.Sh është me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat