Pasi sulmohet nga burri, gruaja nga Fushë Kosova dërgohet në strehimore

Kronikë e zezë

Pasi sulmohet nga burri, gruaja nga Fushë Kosova dërgohet në strehimore

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:34
Ilustrim

Pasi u sulmua fizikisht e psiqikisht nga i dyshuari mashkull, një grua në Fushë Kosovë u dërgua në strehimore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite është raportuar nga viktima femër kosovare se ka pësuar dhunë fizike e psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar dhe pas konsultimit me prokurorin është dërguar në strehimore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima me kërkesën e saj dhe me konsultim të prokurorin është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 Tutje thuhet se i dyshuari gjendet në arrati ndërsa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat