Gjakovë, një burrë arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Kronikë e zezë

Gjakovë, një burrë arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat