Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e rrahu gruan me të cilën po bashkëjetonte

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e rrahu gruan me të cilën po bashkëjetonte

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të enjten rreth orës 13 e 45 në Lipjan, pasi dyshohet se e ka rrahur bashkëjetuesen.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat