Pejë: Arrestohet një i dyshuar për vrasje nga pakujdesia në shkurt të punëtorit të KEDS-it

Kronikë e zezë

Pejë: Arrestohet një i dyshuar për vrasje nga pakujdesia në shkurt të punëtorit të KEDS-it

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të premten në Pejë rreth orës 11:45, nën dyshimin se e ka vrarë nga pakujdesia një punëtor të KEDS-it në muajin shkurt në fshatin Leshovë të kësaj komune.

Viktima para katër muajsh u raportua se ka vdekur sa ishte duke punuar në një terren të vështirë në Leshovë.

“Është arrestuar një  mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin. Po ashtu në konsultim me prokurorin është ndryshuar cilësimi i veprës nga hetim i vdekjes, në vrasje nga pakujdesia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat