Hajnat thyejnë xhaminë “Sinan Katibi” në Prizren, vjedhin të gjitha paratë nga arka e bamirësisë

Kronikë e zezë

Hajnat thyejnë xhaminë “Sinan Katibi” në Prizren, vjedhin të gjitha paratë nga arka e bamirësisë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 12:29
“Sinan Katibi”

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpesh herë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në xhaminë e “Sinan Katibi” në komunën e Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer arkën dhe kanë vjedhur një shumë të të hollave.

Rasti është denoncuar nga përgjegjësi i xhamisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë vjedhur të gjitha paratë e grumbulluara për bamirësi.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat