Dy aksidente me fatalitet në rrugët e Kosovës brenda një ore

Kronikë e zezë

Dy aksidente me fatalitet në rrugët e Kosovës brenda një ore

Më: 20 maj 2023 Në ora: 16:46
Ilustrim

Për një orë e njëzetë minuta kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet në rrugët e Kosovës.

Njëri ka ndodhur në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan (rreth orës 13:15), ku sipas Policisë së Kosovës raportohet se në aksident është përfshirë një kamion dhe dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni, kështu duke e mos siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda.

“Në ora 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-dalje të autostradës në Lipijan. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ndërsa, tjetri aksident ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren (rreth orës 13:15), ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 71 vjeçare, ndërsa 3 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë”, ka thënë  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat