Dyshohet se vodhi një veturë me targa të Suedisë, 30-vjeçari arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Dyshohet se vodhi një veturë me targa të Suedisë, 30-vjeçari arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një veturë e cila ishte vjedhur në Suedi dhe bartte targat e këtij shteti, është sekuestruar muaj më parë në Prishtinë. Pas veprimeve hetimore ishte arritur që të identifikohet edhe personi i cili dyshohet se ka kryer veprën, mirëpo i njëjti ishte i pakapshëm për organet e rendit.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 30-vjeçari i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

I dyshuari është ndaluar në aeroport, pasi që gjatë verifikimit ka rezultuar se është në kërkim policor.

Njësitë policore kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin, i cili është recidivist i veprave penale dhe është intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Vjedhja’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat