“Të pret plumbi në ball”/ Konflikt për pronë mes dy personave në Kçiq të Mitrovicës, shoqërohet në Polici 49-vjeçari

Kronikë e zezë

“Të pret plumbi në ball”/ Konflikt për pronë mes dy personave në Kçiq të Mitrovicës, shoqërohet në Polici 49-vjeçari

Më: 20 maj 2023 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje pasdite në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një kontest pronësor ka futur në telashe dy banorë të fshatit, ku njëri prej tyre ka kërcënuar seriozisht fqinjin e tij.

E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa viktima ishte duke kositur barin në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit, kur 49-vjeçari i ka kërkuar atij që ta ndërpresë punën në të kundërtën e pret plumbi në ball.

I shqetësuar nga fjalët e fqinjit, 69-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici ku ka rrëfyer në detaje ngjarjen .

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 49-vjeçari do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat