Çifti në Prishtinë kapen shkaku i xhelozisë, gruaja denoncon burrin në Polici

Kronikë e zezë

Çifti në Prishtinë kapen shkaku i xhelozisë, gruaja denoncon burrin në Polici

Më: 21 maj 2023 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Në Polici dy net më parë kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 43-vjeçarja ka deklaruar se ka pasur mosmarrëveshje me burrin për shkak të xhelozisë dhe në një moment, ai dyshohet se ka kapur edhe një thikë në dorë.

Viktima nuk është shprehur se ndihet e rrezikuar nga veprimet e bashkëshortit të saj, teksa ky i fundit është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj 41-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat