Vdiq një burrë në Pejë

Kronikë e zezë

Vdiq një burrë në Pejë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një burrë ka vdekur dje në Pejë.

Siç ka informuar Policia, viktima në qendrën e paraburgimit, pas një problemi shëndetësor është dërguar në spitalin rajonal, ku gjatë kontrollit mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Hetimet vazhdojnë.”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat