Punëtori i kompanisë “Te Taneri” në Prizren lëndohet duke punuar, thyen dorën dhe pret dy gishta

Kronikë e zezë

Punëtori i kompanisë “Te Taneri” në Prizren lëndohet duke punuar, thyen dorën dhe pret dy gishta

Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në punë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme te Tranziti i Vjetër në Prizren.

Burimet e medias bëjnë me dije se një punëtor i firmës “Te Taneri” derisa ka qenë duke punuar, ka lënduar njërën dorë, për çka u dërgua me urgjencë në spital.

Viktima, i moshës 49-vjeçare po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, ku iu është nënshtruar një intervenimi, për shkak të frakturës në dorë dhe amputimit të dy gishtave.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat