Sekuestrohen armë dhe municione, arrestohen pesë persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë dhe municione, arrestohen pesë persona në Prishtinë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, ndërsa janë sekuestruar armë dhe municione.

Arrestimet kanë ndodhur pas bastisjeve në disa shtëpi.

“Mbrëmë rreth orës 21:15, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën "Okarina" në lagjen Përroi i Njelmët në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka filluar ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç' rast ka gjetur dhe sekuestruar; Dy armë automatike të tipit AK-47, një armë automatike të tipit mitraloz, shtatëdhjetenjë copë fishek të kalibrit 7.62mm, si dhe një sasi të konsiderueshme të municionit. Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje në disa shtëpi, ndërkaq janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej të dyshuarit që dyshohet të jenë përfshirë në rast; B. K, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,B. K, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. K, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, L. K, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka bërë të ditur Policia.

Po ashtu, Policia po vijon punën për identifikimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", "Përdorim i armës, mbajtje në pronësi në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës" si dhe "Vjedhje Grabitqare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat