Nga vetura qëlloi me armë në drejtim të automjetit tjetër – arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Nga vetura qëlloi me armë në drejtim të automjetit tjetër – arrestohet i dyshuari

Më: 22 maj 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Në orët e para të së hënës, është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dyshohet se tashmë i arrestuari nga vetura ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër, kështu duke e plagosur një person.

“Me datën 20.05.2023 rreth orës 02:05 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së në rrugën ‘Reçaku’, tek Qendra ‘The Village Shopping & Fun’ në Ferizaj ishte një rast tentim vrasje, ku një person i dyshuar nga automjeti kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ku ishin tre persona dhe për pasojë lëndime trupore pëson D.V ( M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet fillimit në qendrën emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur”.

Policët e rendit dhe hetuesit e stacionit në Ferizaj i kanë marrë masat e nevojshme dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët rajonal të Sektorit Rajonal të Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar.

“Hetuesit rajonal, pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin A.H (M/K) i moshës 30 vjeçar, e më pas, sot rreth orës 01:50, të njëjtin e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj”.

“Pas intervistimit të tij nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa është konfiskuar edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet që ka qëlluar në drejtim të automjetit dhe personave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat