Policia arreston tre të mitur, i gjen armë me gaz

Kronikë e zezë

Policia arreston tre të mitur, i gjen armë me gaz

Më: 22 maj 2023 Në ora: 20:39
Arma

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar lidhur me rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të ndodhur më 16 maj rreth orës 22:30, në rrugën “Knjaz Millosh” në fshatin Uglarë.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshuarit janë të mitur, 17 vjeçarë.

“Identifikimi i të dyshuarve si dhe lokalizimi i vendndodhjes së tyre ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore nga ana e policisë të cilët me një ekspertizë të thellë trajtuan të gjitha informacionet dhe evidencat e gjetura, të cilat më pas quan drejt realizimit të operacionit dhe kapjen e personave të dyshuar, të mitur;D. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  D. J, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, “, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë edhe me gjetjen dhe sekuestrimin e “një revole me gaz, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.”

Të dyshuarit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh, përderisa ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat