Për 24 orë zhduken 4 persona në qytete të ndryshme

Kronikë e zezë

Për 24 orë zhduken 4 persona në qytete të ndryshme

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:49
Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë zhdukur 4 persona.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Istog, Gjakovë e Vushtrri.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 21.05.2023 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Istog 18.05.2023 – Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Rr. Ali Ibra, Gjakovë 21.05.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore.

Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat