Aksident në Obiliq, lëndohen gjashtë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Obiliq, lëndohen gjashtë persona

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar në Obiliq si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të dy automjeteve.

Policia, ka bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Obiliq 22.05.2023 – 17:45. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat