Katër të lënduar në Podujevë, dy nga arma e zjarrit

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në Podujevë, dy nga arma e zjarrit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar nga një zënkë e armatosur në fshatin Sibovc të Podujevës.

Sipas njoftimit të Policisë, dy nga ta janë lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa dy të tjerë nga përleshja.

“Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion polico,  kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri”, thotë njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat