Podujevë, dërgohet në mbajtje i dyshuari për detyrim dhe kanosje

Kronikë e zezë

Podujevë, dërgohet në mbajtje i dyshuari për detyrim dhe kanosje

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

ë hënën mbrëma, një person me inicialet A.F. është dërguar në mbajtje pasi që i njëjti dyshohet për tri vepra penale.

Sipas PK-së, i njëjti i është përgjigjur ftesës së policisë për intervistim, ku më pas është dërguar në mbajtje.

“Mbrëmë personi i dyshuar A.F., mashkull 24 vjeç, i është përgjigjur ftesës së policisë për intervistim, lidhur me tri vepra penale (detyrim, kanosje dhe lëndim trupor), të raportuara në Podujevë”.

“Personi i dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme policore para se lënda e të dyshuarit të procedohet më tej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat