Bie në prangat e Policisë i dyshuari për vrasjen në tentativë në Prishtinë, po i ikte arrestimit që nga janari

Kronikë e zezë

Bie në prangat e Policisë i dyshuari për vrasjen në tentativë në Prishtinë, po i ikte arrestimit që nga janari

Më: 23 maj 2023 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur mesnatën e 13 janarit në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku disa persona kishin shtënë me armë zjarrin në drejtim të dy personave. Të dyshuarit fillimisht ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, por më pas dy prej tyre, ishin arrestuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mbrëmë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Veton Gashi e Durim Krasniqi të cilët ishin arrestuar më herët dhe Durim Aliu që po shijonte lirinë nga arratia deri natën e mbrëmshme.

Aliu është ndalur për kontroll nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në rrugën ‘Okarina’,  ku gjatë verifikimit ka rezultuar në kërkim policor.

Pas arrestimit ai është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, 28-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat