Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Më: 24 maj 2023 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Kaçanik.

Sipas raportit të policisë, thuhet se gjatë ditës së djeshme në fshatin Soponicë një person ka poseduar armë zjarri pa leje.

Policët hetuesit në Kaçanik kanë marrë veprimet e nevojshme dhe me autorizimin e prokurorit kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit G.T, tek i cili kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë), me një karikator dhe një fishek, të cilat më pas janë konfiskuar.

40 vjeçari është shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar.

Ndërsa rasti është cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat