Tri tentim-vrasje në Kosovë

Kronikë e zezë

Tri tentim-vrasje në Kosovë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Tri tentim-vrasje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet janë raportuar në Podujevë, Prishtinë dhe Vushtrri, në tri raste të ndara.

Të tri viktimat ishin meshkuj kosovarë. Njëri është plagosur nga arma e zjarrit, njëri është lënduar fizikisht dhe një tjetër është therur me thikë.

Më poshtë raporti i plotë i Policisë:

Podujevë 23.05.2023 – 10:48. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.05.2023-23:50.Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishek i kalibrit të panjohur, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Vushtrri 23.05.2023-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therrja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat