E tmerrshme: 80-vjeçarja viktimë e sulmit seksual në Vushtrri, ky është i dyshuari që u arrestua

Kronikë e zezë

E tmerrshme: 80-vjeçarja viktimë e sulmit seksual në Vushtrri, ky është i dyshuari që u arrestua

Më: 24 maj 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktimat më të shpeshta janë vajzat dhe gratë, duke mos ‘kursyer’ as ato që janë në moshë të shtyrë. Me një situatë të tillë është përballur një grua e moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Burimet sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Bujar Bajrami i njohur me nofkën ‘Bugja’, i cili është arrestuar.

Bajrami dyshohet se ka hyrë me forcë brenda shtëpisë së 80-vjeçares J.T., e cila ishte e vetme në shtëpinë e saj dhe të njëjtës i ka kërkuar t’ia japë disa para të cilat pretendonte se ia ka borxh.

Në momentin që viktima ka refuzuar t’ia japë paratë, 42-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka hequr pantallonat e tij dhe ka filluar ta zhvesh me dhunë të moshuarën.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë Bujar Bajrami.

I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërsa më vonë është arritur që të arrestohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat