Mërgimtari futet në telashe: Kërcënon bashkëshorten e tij në Kosovë, ajo e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

Mërgimtari futet në telashe: Kërcënon bashkëshorten e tij në Kosovë, ajo e denoncon në Polici

Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:11
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua nga Hajvalia, e cila e ka raportuar bashkëshortin e saj për kanosje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka kërcënuar të hënën përmes telefonit dhe për të mos mbarur me kaq, edhe e ka ofenduar e sharë, duke i shkaktuar shqetësim.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak se edhe më parë i dyshuari ka pasur sjellje të tilla me të.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, teksa i dyshuari nuk është arrestuar pasi i njëjti nuk ndodhet në Kosovë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Dhunë në familje” derisa të sigurohet prezenca e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat