I riu e ngacmon vajzën e hallës dhe e kërcënon me armë, e mitura kërkon ndihmë nga Policia

Kronikë e zezë

I riu e ngacmon vajzën e hallës dhe e kërcënon me armë, e mitura kërkon ndihmë nga Policia

Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:59
Ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria. Viktima të këtyre rasteve shumë shpesh janë edhe të miturat, siç ka ndodhur me një rast së fundmi në Veri.

Këtë herë, rasti dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes, ku një 19-vjeçar dyshohet se e ka ngacmuar në vazhdimësi vajzën e hallës së tij, derisa situata eskaloi në kanosje dhe rasti u denoncua.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se viktima ka raportuar se djali i dajës së saj e ka kërcënuar me një armë, teksa më pas edhe ka tentuar ta paralajmërojë se do ta pësojë përmes disa fotografive me armë.

Përballë kësaj situate, e mitura ia ka mësyrë stacioni policor, ku ka kërkuar ndihmë dhe ka rrëfyer gjithçka që dyshohet se kishte ndodhur që një vit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për tri vepra penale “Ngacmim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat