Penguan faljen e namazit në xhami, arrestohen gjashtë persona në Podujevë

Kronikë e zezë

Penguan faljen e namazit në xhami, arrestohen gjashtë persona në Podujevë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë, pasi të njëjtit kishin penguar ritin e faljes së namazit në një xhami të fshatit.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur më 26 maj, rreth orës 13:00.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat