E vodhi frigoriferin nga tarraca e një lokali në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

E vodhi frigoriferin nga tarraca e një lokali në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Më: 29 maj 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të dielën rreth orës 9, në Fushë-Kosovë.

Kjo pasi dyshohet se e ka vjedhur një frigorifer që ishte i vendosur në tarracën e një lokali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte vjedhur një frigorifer në vlerë 300 euro pronë e viktimës mashkull kosovar i cili kishte qenë i vendosur në tarracën e lokalit të tij”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat