Pejë: I dyshuari thirret në stacion për t’u intervistuar, kanos policin

Kronikë e zezë

Pejë: I dyshuari thirret në stacion për t’u intervistuar, kanos policin

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Policia në Pejë sot ka arrestuar dhe ndaluar për 48-orë një person, i cili ka kanosur një zyrtar policor.

Bëhet e ditur se deri te kjo erdhi pasi i dyshuari ishte ftuar në stacionin policor në Pejë për t’u intervistuar në cilësinë e personit tё dyshuar për një rast.

“I dyshuari posa ёshtё takuar me zyrtarin policor – i cili e ka njoftuar pёr arsyen e ftesës, menjёherё e ka kanosur me fjalë fyese. 

Nga zyrtarёt policorë i ishte tërhequr vërejtja, mirёpo i njëjti prapë ka vazhduar duke e kanosur viktimën – zyrtarin policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat