Klinë, vdes një person pasi u godit nga treni

Kronikë e zezë

Klinë, vdes një person pasi u godit nga treni

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur pasi është goditur nga treni në Klinë, sot në mëngjes.

Sipas njoftimit të Policisë rreth orës 06:00, zyrtarët policorë janë informuar për incidentin në rrugën “Ilir Merturi” në Klinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit policorë, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident mes trenit të udhëtarëve dhe një këmbësori”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në njoftim thuhet se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat