Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në Prishtinë.

Më datë 29.05.2023, është raportuar se i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij – shtetase e Shqipërisë. Viktima më 05.06.2023 e ka paraqitur rastin si dhe disa fotografi të lëndimeve të shkaktuara nga i dyshuari.

Më 05.06.2023, dy viktimat (nënë e djalë) kosovarë kanë raportuar se i dyshuari (bashkëshorti gjegjësisht prindi) ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave.

Më datë 05.06.2023, viktima kosovare ka raportuar për një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. Palët e përfshira në rast janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat