Dyshohet se një djal 12-vjeçar u sulmua seksualisht në Prishtina Mall

Kronikë e zezë

Dyshohet se një djal 12-vjeçar u sulmua seksualisht në Prishtina Mall

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:50
Prishtina Mall

Një rast i ngacmimit seksual dyshohet të ketë ndodhur të dielën në qendrën tregtare ‘Prishtina Mall’.

 Atje një person e ka denoncuar një 32-vjeçar, nën dyshimet se ia ka sulmuar seksualisht djalin.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një nga tualetet e kësaj qendre, ku fëmija, i moshës 12-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga personi që mirëmban tualetet.

Sinjali ka mësuar  se rasti është denoncuar nga babai i viktimës, i cili fillimisht e ka njoftuar qendrën e më pas edhe Policinë, për shqetësimin që ka shfaqur i biri pas asaj që i ka ndodhur derisa ishte në tualet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat