Nëna ia gjen “joint-in” në dhomë djalit të saj, e njofton Policinë

Kronikë e zezë

Nëna ia gjen “joint-in” në dhomë djalit të saj, e njofton Policinë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Prishtinë, ku i dyshuar është një 20-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë nëna e të dyshuarit ajo e cila ka denoncuar djalin e saj në Polici, pasi ka gjetur në dhomën e tij një cigare e cila dyshohet të ketë qenë e mbështjellë me marihuanë.

Substance narkotike është sekuestruar, ndërsa i riu është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat