Policia i gjejnë marihuanë dhe kokainë 30-vjeçarit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia i gjejnë marihuanë dhe kokainë 30-vjeçarit në Prishtinë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

 Dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
 

 Atu pas kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur disa qese me substancë narkotike, të llojit marihuanë, si dhe një sasi të kokainës, që dyshohet se e ka pasur për konsum personal.

Pas përfundimit të kontrollit policor, qeset me drogë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuarit është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat