Vetura godet këmbësorin në Lipjan, 75-vjeçari dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësorin në Lipjan, 75-vjeçari dërgohet në QKUK me lëndime të rënda

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 07:54
QKUK

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë. Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpesh herë u rrezikohet edhe jeta, si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të hënën pasdite në Lipjan, ku një automjet ka goditur një këmbësor i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, 75-vjeçari është dërguar për tretman mjekësor me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi i veturës A.L., nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, i cili ishte duke lëvizur në atë pjesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, me ç’rast i dyshuari ka dhënë deklaratë para Policisë për aksidentin për të cilin dyshohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat