Bie në prangat e Policisë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Viti

Kronikë e zezë

Bie në prangat e Policisë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Viti

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:07
Ilustrim

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Gazeta raportoi të hënën për një rast të tillë që ka ndodhur në Viti, ku një grua është rrahur brutalisht nga bashkëshorti.

I dyshuari fillimisht kishte ikur, por pasi u shpall në kërkim, Policia arriti ta arrestojë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije i dyshuari S.Z., është kapur dje dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe nisjen e hetimeve.

Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se e ka grushtuar dhe shqelmuar bashkëshorten e tij, në shtëpinë e tyre në Viti.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që të largohet nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj dhe të shkojë te familja e saj, aty ku ndihet më e sigurt dhe e ka raportuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat