Një djalë rrihet nga babai dhe xhaxhai në Obiliq

Kronikë e zezë

Një djalë rrihet nga babai dhe xhaxhai në Obiliq

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga babai dhe axha i tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit kosovarë–babai dhe axha i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat