Arrestohet prishtinasi që ngacmonte familjen nga Lipjani

Kronikë e zezë

Arrestohet prishtinasi që ngacmonte familjen nga Lipjani

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Pas rreth një muaji prej kur kanë nisur hetimet, Policia ka arritur të arrestojë 32-vjeçarin e dyshuar për ngacmim të një familjeje nga Lipjani.

I dyshuari ishte denoncuar qysh në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por rasti është iniciuar tek në fund të muajit maj.

Bëhet fjalë për një djal nga Prishtina,  i cili dyshohet t’i ketë ngacmuar disa anëtarë të një familjeje, duke iu dërguar mesazhe të ndryshme.

Familja e kishte raportuar rastin dhe si rezultat i dyshuari është identifikuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet. 

I riu i ka vazhduar t’i ngacmojë edhe vajzat e kësaj familjeje, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë.  

I njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij, dje në mëngjes dhe pas shoqërimit në stacion policor, është intervistuar nga hetuesit policorë, e më pas është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat