Lëndohen tre persona nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave

Kronikë e zezë

Lëndohen tre persona nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Tre qytetarë kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të një kamioni dhe dy veturave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Sot rreth orës 07:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira një kamion dhe dy vetura.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat