Vushtrri/ Vetaksidentohet i mituri që voziti veturën pa leje

Kronikë e zezë

Vushtrri/ Vetaksidentohet i mituri që voziti veturën pa leje

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Dy të mitur kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi janë aksidentuar duke vozitur një veturë.

Siç njoftoi Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Reznik të Vushtrrisë.

“I dyshuari mashkull  (i mitur), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin (pa patent shofer), nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një muri  rrethues” – thuhet në raport.

Sipas Policisë, përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer i mitur.

Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor” – njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat