Policia serbe arreston dy qytetarë nga Kosova në Merdare

Kronikë e zezë

Policia serbe arreston dy qytetarë nga Kosova në Merdare

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar dje nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdare.

Lajmin e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre.

Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të një autoservisi.

Po ashtu, të martën pati raportime se është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare.

Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje mbi këto raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat