Ekzekutimi si në filma te ‘Rruga C’: Çka dihet për viktimën që u gjet me plagë të kallashnikovit

Kronikë e zezë

Ekzekutimi si në filma te ‘Rruga C’: Çka dihet për viktimën që u gjet me plagë të kallashnikovit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 20:39 Përditësuar në ora: 00:14 më 15.06.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është personi që dyshohet se u ekzekutua me kallashnikov në Prishtinë

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Gazeta nga burime të sigurta merr vesh se viktima është Blerim Daci.

Blerim Daci është i njohur për organet e drejtësisë, pasi ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Media ka mësuar se në veturën që është kryer krimi dhe u largua nga vendi i ngjarjes ndodheshin me shumë se një person. Ata kishin ikur në drejtim të Graçanicës, por Policia nuk ka arritur qe ti kapë. Sipas burimeve, vetura me të cilën dyshohet se u krye krimi, është gjetur e djegur nga Policia.

Në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Insajderin se rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë.   Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete.  Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka konfirmuar policia.

Ky është personi që dyshohet se u ekzekutua me kallashnikov në Prishtinë

Media raportoi sonte për vrasjen që ndodhi te ‘Rruga C’ në Prishtinë, ku një person është privuar nga jeta, duke u qëlluar me kallashnikov. Viktima nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur, ndërsa të dyshuarit kanë arritur të ikin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të verifikimeve që janë bërë në kufi, me veturën që u gjet në vendin ku ndodhi vrasja te Rruga C në Prishtinë, e ka kaluar kufirin personi Driton Tusha.

Ndonëse nuk është konfirmuar me ndonjë mjet identifikimi, organet e ndjekjes kanë ngritur dyshime se personi i vrarë është Driton Tusha.

Megjithatë, akoma po punohet intensivisht për konfirmimin e identitetit të viktimës së ekzekutuar si në filma.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa vetura e personave të përfshirë në këtë rast, u gjet e djegur jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasja.

Sinjali mëson se në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën për t’i zhdukur gjurmët, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.

Personi i vrarë në rrugën C ishte në veturë me targa të Maqedonisë së Veriut

Një person është vrarë sot në rrugën C në Prishtinë.

Klan Kosova mëson se viktima ishte në një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në momentin kur ishte sulmuar me armë zjarri.

Trupi i pa jetë i viktimës edhe gati pas dy orëve është akoma në veturë.

Policia e Kosovës për rastin në fjalë ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:00.

Policia e konfirmon vrasjen e një personi në rrugën C në Prishtinë

Policia e ka konfirmuar se në rrugën C sot është vrarë një person, rreth orës 20:00.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se është raportuar edhe për gjuajtje me armë zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci.

Të shtëna me armë zjarri, dyshohet për një vrasje në rrugën C

Një person dyshohet se është vrarë në rrugën C në Prishtinë para pak kohe.

Media me anë të burimeve e ka marrë këtë informacion, po ashtu është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Media do t'iu mbajë të informuar mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat