Therje me thikë në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Shtime, arrestohet i dyshuari

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Shtime pasi dyshohet se afër parkingut të një kafiterie për shkaqe të panjohura e kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “De Rada” në Shtime, të mërkurën në ora 23:30.

Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Shtime është dërguar në QKUK.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat