​Publikoi video pornografike të një vajze, arrestohet burri në Pejë

Kronikë e zezë

​Publikoi video pornografike të një vajze, arrestohet burri në Pejë

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia ka informuar sot se një burrë është arrestuar pasi ka publikuar video pornografike të një të mitureje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në rrjetin social ka publikuar video pornografike të viktimës femër kosovare- e mitur.

Pas sigurimit të provave është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti ka ndodhur në janar 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat