​Aksidentohen një autobus dhe një veturë në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

​Aksidentohen një autobus dhe një veturë në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur herët në mëngjes në kryeqytet.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën "Nazim Gafurri" dhe rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat