Gjuan me armë në drejtim të qenit, arrestohet një person në Vushtrri

Kronikë e zezë

Gjuan me armë në drejtim të qenit, arrestohet një person në Vushtrri

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:18
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtri pasi i njëjti kishte gjuajtur disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur.

Teksa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një qeni.. Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat