Me vite s’e kthen veturën me qira, sekuestrohet nga policia

Kronikë e zezë

Me vite s’e kthen veturën me qira, sekuestrohet nga policia

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 10:32
Ilustrim

Është bërë sekuestrimi i një veture, ku vite më parë një kompani nga Franca i kishte dhënë me qira një kosovari, e me të cilën ky i fundit nuk ka kryer obligimet me të.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Vushtrri dhe vazhdon të jetë nën hetime, shkruan teve1.info.

“Vushtrri, 17.08.2021 – 17:00. Njësia përkatës ka arritur të lokalizoj dhe të sekuestroj veturën, e cila vite më parë nga një kompani e Francës i ishte dhënë me qira të dyshuarit mashkull  kosovar për të cilën veturë i dyshuari nuk kishte kryer obligimet.

Rasti është duke u hetuar”, raporti i plotë i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat