Ankohet një burrë nga Hajvalia, i digjet kamioni pas mesnatës

Kronikë e zezë

Ankohet një burrë nga Hajvalia, i digjet kamioni pas mesnatës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Një kamion është djegur në Hajvali në Prishtinë.

Siç mësohet rasti ka ndodhur më datë 14 qershor rreth orës o3:00 të mëngjesit, derisa pala dëmtuese e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës me datë 16 qershor.

Atë natë që ka ndodhur rasti, Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë ekzaminimet e nevojshme.

Ndërsa sipas pamjeve të sigurisë vërehet një veturë dhe një person, i cili kalon afër kamionit dhe pas pak kohe ka filluar zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat