Vëllai sulmon motrën në Obiliq, e bën për spital

Kronikë e zezë

Vëllai sulmon motrën në Obiliq, e bën për spital

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:40
Obiliq

Një rasti i dhunës në familje është raportuar në Obiliq (Fshati Kozaricë), ditën e djeshme rreth orës 11:00.

Burimet e Indeksonilne mësojnë se viktima D.S. ka raportuar në polici se vëllai i saj M.S e ka sulmuar fizikisht si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin pasur, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

I dyshuari pasi kishte kryer  veprën penale ishte larguar nga shtëpia, dhe nuk është arrestuar ende.

Ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti në hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat